Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: Rama ka axhendë antieuropiane, beteja e tij me mediat është e humbur


Kryetarja e LSI-së, Kryemadhi, ka ritheksuar pozicionimin e forcës politike që drejton kundër  projektligjeve të medias që janë propozuar nga kryeministri Rama.

Ajo denoncoi faktin se kreu i qeverisë kërkon të burgosë, gjobisë e mbyllë çdo drejtues mediaje e çdo gazetar që denoncon shkeljet, korrupsionin dhe grabitjen e qeverisë.

‘LSI shprehet qartë kundër paketës anti-shprehje që Rama ka çuar në parlament. Liria e shprehjes në Shqipëri dhe demokracia gjenden në buzë të greminës. Edi Rama kërkon të jetë e vetmja gojë që flet në Shqipëri. Ai tashmë i ka shpallur luftë çdo të vërtete nga cilado rrugë që vjen ajo. Nga goja e një qytetari, nga një media apo një politikan. I gjithë opinioni ndërkombëtar është shprehur qartë, OSBE dhe Këshilli i Europës, pra nga një paketë anti-shpifje që trumpetohet nga Edi Rama dhe falangat e tij nuk mbetet gjë të tjetër veç të cilësohet si paketa anti-shprehje. Edi Rama dënon çdo qytetar që kërkon të informohet nëse banesa e tij është e qëndrueshme apo jo pas tërmetit. Edi Rama dënon dhe arreston çdo qytetare që kërkon të informohet për sigurinë e jetës së saj.  Edi Rama kërkon të arrestojë çdo drejtues portali nëse denoncon korrupsionin, grabitjen apo mashtrimet e tij. Edi Rama kërkon të arrestojë çdo politikan që denoncon korrupsionin dhe trafikun e tij.’ – tha Kryemadhi.

Në konferencën për shtyp, Kryemadhi tha gjithashtu se Edi Rama e ka treguar tashmë axhendën e tij antieuriopiane duke paralajmëruar se kjo betejë është e humbur për kreun e qeverisë, duke theksuar se LSI mbështet fuqimisht çdo gazetar dhe përfaqësues mediash që lufton kundër diktaturës.

‘Edi Rama ëshë vendosur tani haptas kundër Europës. Ai po cënon dhe është në kundërshtim me direktivën europiane për lirinë dhe rregullimin e mediave. Axhenda e tij është antieuropiane. Të gjithë shqiptarët që Edi Rama kërkon t’ju rrëmbejë lirinë e shprehjes janë bashkë. Mbështetja jona është totale, qoftë për njerëzit e mediave, përfaqësuesit e saj dhe këdo që lufton për lirinë e shprehjes. Liria e shprehjes ndan demokracinë nga diktatura dhe kjo është një betejë e humbur e Edi Ramës. Asnjë kompromis nuk ka me këtë princip të shenjtë që bën ndryshimin mes njerëzve të lirë dhe skllevërve.’ – mbylli Kryemadhi deklaratën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *