Vendosni fjalën kyçe....

Drejtoria Vendore e Policisë Berat angazhon 293 punonjës për ruajtjen e KZAZ-ve dhe Qendrave të Votimit


Drejtoria Vendore e Policisë Berat ka angazhuar gjithsej 293 punonjës policie për të siguruar 6 KZAZ-të dhe 275 qendrat e votimit në territorin e qarkut. Pas përfundimit të procesit të dorëzimit të materialeve zgjedhore, punonjësit e Policisë kanë mbërritur në qendrat e votimit në orën 18:00 të ditës së sotme dhe kanë marrë në ruajtje të gjitha objektet zgjedhore.

Procesi i ruajtjes do të vijojë gjatë natës, deri në mëngjesin e ditës së nesërme, kur Komisionet e Qendrave të Votimit dhe Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor do të fillojnë punën.

Deri tani, situata e rendit dhe sigurisë publike në qarkun e Beratit është e qetë dhe pa probleme.