
Edi Rama u ka bërë thirrje shqiptarëve të diasporës që të dërgojnë me postë fletët e votimit brenda afatit, duke theksuar se është një mundësi historike për të marrë pjesë në zgjedhje nga jashtë dhe për të përcaktuar të ardhmen e Shqipërisë në vitin 2030.
“Është dita e fundit e ballafaqimit të palëve para gjykimit të popullit sovran, ky është edhe mesazhi i fundit që dua t’u përcjellë motrave dhe vëllezërve tanë në Greqi, e me radhë, ku ende ka zarfe që janë nëpër shtëpi dhe ku ka ende kohë për t’u bërë pjesë e takimit të historisë në 11 maj.
Ju lutem, ju lutem… jeni në kushtet ku për herë të parë në histori mund të votoni nga jashtë dhe të merrni pjesë në një palë zgjedhje për të përcaktuar ku do jetë Shqipëria në 2030, besoj do ta bëni një mund përballë mundeve të shumta që keni bërë”, tha Rama.