
Partia Socialiste përmbylli sot fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit me një aktivitet përmbyllës të zhvilluar në Parkun Olimpik të Tiranës.
Në miting morën pjesë kryetari i PS-së dhe kryeministri Edi Rama, së bashku me ministra dhe drejtues të tjerë të lartë të partisë. Të pranishëm ishin gjithashtu kandidatët për deputetë të kësaj force politike në qarkun e Tiranës, të cilët zhvilluan takime me qytetarët dhe mbështetësit.
Aktiviteti u shoqërua me elementë festivë dhe muzikë live, përfshirë një performancë të këngëtares Elvana Gjata, e cila solli disa nga këngët e saj më të njohura.
Ky miting shënon mbylljen e fushatës së PS-së në kryeqytet, ndërsa vendi i drejtohet kutive të votimit ditën e diel, më 11 maj.