
Në fushatën përmbyllëse të Partisë Socialiste për zgjedhjet e 11 majit, që u mbajt në Parkun Olimpik në Tiranë, Mimi Kodheli ka ndarë me mbështetësit e saj një mesazh të lidhur me premtimet e PS për Bashkimin Europian. Ajo theksoi se Europa ka qenë gjithmonë një ëndërr e hershme për të dhe familjen e saj, duke e konsideruar këtë si një aspiratë të vazhdueshme për të ardhmen e vendit.
“Europa ka qenë ëndrra e gjyshit tim partizan, ëndrra e prindërve të mi, edhe e prindërve të Edi Ramës. Ëndrra ime,” u shpreh Kodheli.