Vendosni fjalën kyçe....

“Nuk kam për t’ju ardhur më kurrë në emision” – Rama pasi Rakipllari e pyet mbi premtimin e BE-së: Varja, nuk kam nerva të merrem


I ftuar në emisionin Top Story të Grida Dumës, zoti Rama iu është shmangur një sërë pyetjesh në lidhje me premtimin më të madh të fushatës së tij elektorale, hyrjen e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

I pyetur nga analisti Robert Rakipllari se pse është kaq i sigurt se Shqipëria do t’i mbyllë negociatat brenda 2027-ës, kryeministri u shpreh se kështu ka qenë vendimi i krerëve në BE.

“Kështu thonë ata, tani çfarë t’ju them unë? Pse thoni 2027?”

Analisti ka vënë në dukje shembullin e negociatave të Malit të Zi për të hyrë në BE, duke përmendur faktin se pavarësisht hapjes së çdo kapitulli negociimi, Mali i Zi s’ka mundur të mbyllë asnjë. Rama u shmang dhe filloi të shpjegojë sërish procesin e hapjes, duke e anashkaluar mbylljen e kapitujve, për të cilën ishte dhe pyetja.

Rakipllari më pas kërkoi të dinte se pse Rama e kishte vendosur këtë premtim në qendër, kur vendimi u takonte krerëve të vendeve anëtare të BE-së. Zoti Rama në këtë moment u acarua dhe hoqi dorë nga dhënia e një përgjigjeje konkrete.

“Varja, varja, nuk kam nerva të merrem me muhabete të kota”, u shpreh Rama ndër të tjera, duke thënë gjithashtu se nuk ka për të ardhur më kurrë në emision.