Vendosni fjalën kyçe....

Hervin Çuli: Më zaptuan vendin e punës do i denoncoj në polici


Drejtoi i Teatrit Kombëtar Hervin Çuli ka deklaruar se teatri nuk kontrollohet më prej tij dhe se ka denoncuar në polici grupin e njerëzve që tashmë e drejtojnë atë.

Sipas Çulit, Teatri tashmë po drejtohet nga grupi i artistëve që mbrojnë godinën nga shembja.

Përfundimisht Teatri nuk drejtohet më as nga unë, as nga Ministria e Kulturës, por nga ky grupim. Detyra ime ka qenë të vë në dijeni organet kompetente, kam bërë një denoncim institucional pranë këtyre organeve, që institucioni nuk është më në kontroll të administratës dhe të punonjësve të Teatrit Kombëtar, kështu që jeni ju që duhet të merrni masat. Denoncimi ka rreth 3-4 ditë, brenda 24 orëshit të momentit që ndodhi ngjarja. Në polici të Tiranës u bë denoncimi”-u shpreh Çuli.

Më tej Drejtori i Teatrit u shpreh se është i shqetësuar me dëmet që mund t’i shkaktohet objekteve në Teatër dhe se për to mban përgjegjësi ai dhe administrata ama godina ka dalë jashtë kontrollit të tij.

Nuk kam asgjë me aktorët që duan teatrin, por, në këtë rast, është detyrim institucional në radhë të parë, sepse nesër, pasnesër mund të ketë objekte të dëmtuara, të vjedhura dhe përgjegjësia është mbi punonjësit. Janë vlera monetare dhe historike të jashtëzakonshme”-tha Çuli.

Çuli gjithashtu shprehu edhe një herë idenë se gjërat në Teatër duhet të ndryshojnë sepse janë vjetëruar dhe se nuk ka hapësira të mjaftueshme.

Aty ekziston rreziku për shumë gjëra, vlera e materiale ka të bërë me gardërobën rekuizitë, shpatat, tavolinat, karriget, atmosfera e një skene artistike sepse janë element që janë përdorur 40-50 vite më parë dhe dihet kujt i përkasin. Kostumografia ndër vite, janë pjesë e inventarit dhe të arkivës së artë, një nga arsyet e tjera se pse gjendja në teatër duhet të ndryshoj po na kalben kostumet dhe historia brenda atyre mureve. S’ka hapësira të mjaftueshme. Të shkosh në tualetin e teatrit duhet të rrish skiç, duhet ndërhyrje urgjente”-përfundoi Drejtori i Teatrit Kombëtar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *