Agjencitë federale të shëndetit do krijojnë një bazë të dhënash të pacientëve me autizëm të regjistruar në Medicare dhe Medicaid që studiuesit do e përdorin për të studiuar shkaqet e çrregullimit të spektrit të autizmit, tha të mërkurën Sekretari i Shëndetësisë Robert F. Kennedy Jr.
Platforma e re fillimisht do përqendrohet në kërkimin rreth shkaqeve rrënjësore të autizmit, tha Departamenti i Shëndetësisë dhe, në afat të gjatë, do të lidhë të dhënat për kërkime mbi sëmundje të tjera kronike.
“Ne po ngrejmë siparin, me transparencë dhe llogaridhënie të plotë, për të dhënë përgjigjet e sinqerta që familjet kanë pritur shumë gjatë për të dëgjuar,” tha në një deklaratë Kennedy.
Instituti Kombëtar i Shëndetit, Medicare dhe Medicaid do bashkëpunojnë për të ndërtuar një platformë të të dhënave që mundëson kërkime të përparuara në të dhënat e pretendimeve, të dhënat elektronike mjekësore dhe pajisjet e mbikëyqrjes, tha HHS.
Projekti është pjesë e një përpjekjeje më të gjerë kërkimore prej 50 milionë dollarësh që Kennedy po fillon për të identifikuar shkaqet e autizmit, një gjendje neurologjike dhe zhvillimore e shënuar nga ndërprerje në sinjalizimin e trurit që i bën njerëzit të sillen, të komunikojnë, të ndërveprojnë dhe të mësojnë në mënyra jo të zakonshme, shkruan Reuters.
Përqindjet e autizmit në mesin e fëmijëve amerikanë arritën një nivel rekord në vitin 2022, me 1 në çdo 31 fëmijë të motor të moshës 8-vjeçare, të prekur, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.
