Vendosni fjalën kyçe....

Berisha për parashikimin e Ramës për 78-88 mandate: Shqiptarët ia kanë prerë biletën


Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama nga Kuçi i Vlorës, ku parashikoi se Partia Socialiste do të fitojë nga 78 deri në 88 mandate në zgjedhjet e 11 majit, ka reaguar menjëherë kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Në një deklaratë për mediat, Berisha i cilësoi parashikimet e Ramës si “qesharake” dhe tha se ditët e tij në qeveri janë të numëruara.

“Planet e Ramës janë plane krejtësisht qesharake. Rama është në ditët e fundit në atë zyrë dhe i them që shqiptarët të kanë prerë biletën, mezi po të pret McGonigal me të cilin je i lidhur si siamezë”, u shpreh Berisha.

Ky reagim vjen në një klimë të tensionuar elektorale, vetëm tre ditë përpara zgjedhjeve, ku akuzat dhe kundërakuzat mes palëve janë intensifikuar.