
Përmes një postimi në Facebook, Ilir Meta e cilëson 11 majin si ditën e çlirimit nga ata që ai i quan “plaçkitës dhe grabitqarë”.
Meta thekson se vota për të është një përgjegjësi e lartë dhe premton përkushtim maksimal në zhvillim dhe mbrojtje të barazisë ligjore.
Ai u bën thirrje qytetarëve të votojnë numrin 1 – Koalicionin “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”.
Postimi i Metës:
Çdo qytetar, më 11 maj, do të kryejë aktin final të çlirimit të Shqipërisë nga plaçkitësit dhe grabitqarët që vjedhin çdo ditë djersën dhe mundin e tij.
Vota juaj për mua është një përgjegjësi e lartë, të cilës do t’i përkushtohem me të gjitha fuqitë dhe eksperiencën time.
Vota juaj për mua do të shndërrohet në projekte zhvillimi dhe në mbrojtje, pa asnjë kompromis, të barazisë suaj përpara ligjit dhe në ndëshkimin e narkoqeverisë plaçkitëse dhe shitëse të kufijve të Shqipërisë.
VOTO NR.1 Koalicionin “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”
VOTO ILIR METAJ, deputet në Qarkun Tiranë