
Një ngjarje e rëndë është raportuar sot rreth orës 05:55 në fshatin Gëziq, Mirditë, ku dyshohet se një 56-vjeçar është vetëvrarë duke u hedhur në rezervuar.
Viktima, N. N., banues në Gëziq, mësohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Njoftimi i policisë:
Mirditë/Informacion paraprak
Rreth orës 05:55, është njoftuar Salla Operative se në rezervuarin e fshatit Gëziq, Mirditë, dyshohet se është vetëmbytur shtetasi N. N., 56 vjeç, banues në fshatin Gëziq.
Paraprakisht dyshohet se 56 vjeçari vuante nga shëndeti mendor.
Për gjetjen e trupit të 56 vjeçarit janë nisur polumbarët e Forcave Speciale Renea.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.