Vendosni fjalën kyçe....

Qytetari thërret “Rama ik”, kryeministri batuta në Fushë-Krujë: E tha fiks kur përmenda Kënetën, plasi syri i keq


Gjatë një takimi elektoral me qytetarët në Fushë-Krujë, Kryeministri Edi Rama u përball me një qytetar që i thirri “Rama ik”.

Në vend të një reagimi të ashpër, Rama zgjodhi të përgjigjet me ironi dhe humor duke u shpreheur se po e  priste në Krujë te dëgjonte një ‘Rama ik’ që të plasë syri i keq.

Ai shtoi se momenti ndodhi pikërisht kur përmendi zonën e Kënetës, duke komentuar: “Tak, doli bretkosa. Ta shikonit, kishte flokët e lagura.”

“Vdeksha unë për ty, rrofsh që kalove, o hudhër. Po e prisja, në Krujë desha ta dëgjoj një “Rama ik” që të plasë syri i keq. Plasi syri i keq, tani ta shikojnë më 11 maj. E tha fiks kur përmenda Kënetën, tak, doli bretkosa. Ta shikonit, kishte flokët e lagura.”