Vendosni fjalën kyçe....

Plagoset djali i deputetit Luçiano Boçi gjatë një mitingu të PD në Elbasan


Një incident ka ndodhur mbrëmjen e sotme gjatë mitingut elektoral të Partisë Demokratike në Elbasan, ku djali i deputetit Luçiano Boçi, Parid Boçi, ka mbetur i plagosur lehtë.

Sipas BW, Parid Boçi është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Elbasanit, ku po merr trajtim mjekësor. Ai ka pësuar një çarje në kokë, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe nuk ka dëmtime serioze.

Policia e Elbasanit ka nisur hetimet dhe po kryen veprimet proceduriale për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. Deri tani nuk ka informacione zyrtare mbi shkakun e incidentit apo personat e përfshirë.