Vendosni fjalën kyçe....

Vokshi përpara SPAK: Nuk tërhiqem nga akuzat për Vilma Nushin


Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, reagoi sot nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme, pas padive për shpifje të ngritura ndaj saj nga përfaqësues të biznesmenes Vilma Nushi. Vokshi deklaroi se ka dorëzuar dokumente dhe prova që, sipas saj, hedhin poshtë pretendimet ndaj saj, duke i cilësuar akuzat si të pavërteta dhe të motivuara politikisht.

Sipas saj, këto veprime janë pjesë e një fushate për ta frikësuar dhe për ta detyruar të tërhiqet nga denoncimet që ka bërë në lidhje me abuzimet me koncesionet publike. Ajo akuzoi qeverinë për mungesë transparence dhe keqmenaxhim, dhe theksoi se nuk do të ndalet në denoncimin e aferave që dëmtojnë interesin publik.

Vokshi përmendi veçanërisht kontratat e koncesionit për check-up-in, sterilizimin kirurgjikal dhe të tjera në sektorin e shëndetësisë, të cilat i konsideron si marrëveshje të dyshimta që nuk mbrojnë interesin e qytetarëve