Vendosni fjalën kyçe....

SPAK urdhëron prokurorinë e Fierit të nisë hetimet ndaj kandidates së PS, Zegjine Çaushi, për “Shpërdorim detyre”


Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet paraprake për kandidates së Partisë Socialiste në qarkun e Fierit, Zegjine Çaushi, duke vendosur që çështja të kalojë për hetime të mëtejshme në Prokurorinë e Fierit.

Sipas SPAK, ndonëse nuk provohet vepra penale “korrupsion aktiv në zgjedhje”, nga verifikimet paraprake ngrihen dyshime për tre vepra të tjera penale: “Shpërdorimi i detyrës”, “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore” dhe “Kanosje apo dhunim ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.

Hetimi nisi pas publikimit në media të një audiopërgjimi ku Çaushi dëgjohet duke ushtruar presion dhe kërcënime ndaj një qytetari për qëllime elektorale.

Prokuroria e Fierit do të vijojë me veprimet procedurale për të zbardhur të plotë rrethanat dhe për të përcaktuar nëse ka vend për ndjekje penale.

 

Njoftimi i SPAK:

SPAK ka përfunduar hetimet ndaj kandidates së PS për deputete në qarkun e Fierit Zegjine Çaushi, dhe ka dalë në konkluzionin se nuk jemi përpara veprës penale “korrupsion aktiv në zgjedhje”, por mund të jeni përpara rastit të konsumimit të 3 veprave të tjera penale që janë në kompetencë të Prokurorisë së Fierit.

Konkretisht bëhet fjalë për dyshimet për kryerjen e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Përdorimit të funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore” dhe “Kanosje apo dhunim ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”. Për këtë arsye, SPAK ka vendosur që të mos regjistrojë procedim penal për “korrupsion aktiv në zgjedhje”, dhe ti kalojë dosjen Prokurorisë së Fierit që të kryejë veprime hetimore procedurale për këto 3 vepra penale të tjera.

Hetimet e SPAK kanë të bëjnë me një audiopërgjim të publikuar në media, ku kandidatja e PS Zegjine Çaushi shfaqet duke kërcëuar një qytetarë dhe duke i bërë presion për votën.