
Nga Elbasani, Flamur Noka, një nga figurat kryesore të Partisë Demokratike, ka lëshuar akuza të rënda ndaj Suel Çelës, duke e akuzuar këtë të fundit për përpjekje për të kërcënuar komisionerë dhe mbështetës të opozitës.
Në deklaratën e tij, Noka e cilësoi këtë një akt kriminal të rëndë dhe paralajmëroi se PD nuk do të tolerojë ndërhyrje apo presione ndaj demokratëve në prag të zgjedhjeve.
“Mos guxo të telefonosh komisionerët apo demokratët, sepse po kryen një krim më të rëndë se ato që ke bërë më parë. Elbasani nuk mbahet me dhunë dhe banda. Nuk ka qeli që do të të mbajë ty,” tha Noka, duke shtuar se qytetarët janë të vendosur të votojnë më 11 maj për një ndryshim të vërtetë.
Ai e cilësoi mbështetjen e Çelës ndaj mazhorancës si “mbështetje ndaj një kufome politike” dhe theksoi se opozita nuk trembet nga kërcënimet.
“Është një shumicë e cila mezi po pret datën 11 maj, për t’i dhënë një leksion barbarëve të pushtetit, për t’i dhënë një mesazh kusarëve të pushtetit, për t’i dhënë një mesazh edhe kryebanditit Suel Çela se Elbasani nuk mbahet me dhunë se Elbasani nuk mbahet me banda dhe për t’i thënë: Larg duart nga demokratët. Larg duart Suel, se nuk do të ketë qeli të errët që do të mbajë ty.
Ta harrosh ti se mund të kërcënosh demokratët. Mos tento të telefonosh as komisionerë dhe as demokratë sepse je duke bërë një krim më të shëmtuar se krimet që ke bërë.
Partia Demokratike nuk do të ta falë atë që po bën. Je duke mbështetur një të “vdekur politik”. Je duke mbështetut një “kufomë politike” ndaj po të them se Edi Rama, është në agoninë e tij politike.
Do të vazhdosh edhe ti në atë drejtim me të. Nuk ka shans që demokratët e Elbasanit që opozitarët e Elbasanit të bëjnë mbrapsht nga kërcënimet e bandave dhe të krimit të organizuar.
Ne jemi të vendosur për të ecur drejt fitores më 11 maj. Asgjë nuk nan dal sepse ne kemi moralin. Morali ynë është morali i qytetarëve të thjeshtë. Morali ynë është morali i shqiptarit të ndershëm dhe I shqiptarit dinjitoz.
Të gjithë në këmbë të vërshojmë drejt kutive të votimit, të votojmë Numrin 1, të votojmë Sali Berishën për të realizuar misionin e tij. Të votojmë Shqipërinë Madhështore. Fitore dhe vetëm fitore!”, deklaroi Noka.