Vendosni fjalën kyçe....

Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK në kuadër të masës “detyrim paraqitje”


Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, është paraqitur sot në ambientet e SPAK (Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar), në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” të vendosur ndaj saj.

Gjatë hyrjes në institucionin e drejtësisë, Kryemadhi foli shkurt për mediat, duke sqaruar se orari i paraqitjes i ishte shtyrë me një orë. E pyetur nga gazetarët për veshjen e saj me rroba të zeza, deputetja u përgjigj me ironi:

“Nuk është se kam ndonjë gjë të keqe, por do ua them pastaj,” tha ajo, duke shmangur komentet e mëtejshme para takimit me prokurorët.

Kryemadhi ndodhet nën hetim në kuadër të një çështjeje të hapur nga SPAK, ndërsa vijon të mbajë qëndrim kritik ndaj veprimeve të këtij institucioni.