Vendosni fjalën kyçe....

Bie numri i viktimave e rasteve të reja, 11 humbje jete e 519 raste të reja me Covid-19 në vend


Ka pësuar rënie numri i viktimave lidhur me Covid-19 në vend. 24 orët e fundit raportohen 11 humbje jete në spitale.

Nga 3251 testime të kryera janë gjetur 519 raste të reja me koronavirusin e ri.

Viktimat janë 3 qytetarë nga Tirana, 2 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Kuçova, 1 qytetar nga Mati, 1 qytetar nga Peqini, 1 qytetar nga Korça, të moshave 53-96 vjeç.

Në spitalet Covid në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 399 pacientë, 28 në terapi intensive, nga të cilët 10 pacientë janë të intubuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *