Vendosni fjalën kyçe....

Berisha në Mat: Rama i pashpresë, ka sjellë në Dibër “kryebixhozxhiun” Blendi Klosi


Gjatë një takimi me qytetarët në Mat, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi kryeministrin Edi Rama për emërime të papërgjegjshme dhe dështim në qeverisje.

Në fokus të kritikave të tij ishte drejtuesi politik i PS në qarkun e Dibrës, Blendi Klosi, të cilin Berisha e etiketoi si “kryebixhozxhiun e Shqipërisë”, duke e akuzuar për përfshirje në afera me pasuri të paluajtshme.

“Edi Rama je i pashpresë. Ke futur si veten, Agron Malajn, Lubi Ballukun, ke prurë kryebixhozxhiun e Shqipërisë Blendi Klosin. Ku është ai? Udhëheqësi i tij në Dibër, njeriu që luan bixhoz me apartamente. Raca juaj do të ketë vendin që meriton.”