Kandidatja e Partisë Mundësia për qarkun e Fierit Frida Mavriqi ka zhvilluar sot takime me qytetarët në Zharrëz, Roskovec e Mbrostar Ura.
Në Mbrostar Ura, Mavriqi denoncoi gjendjen skandaloze të kanalizimeve të ujërave të zeza që rrjedhin në një kanal anash fshatit, rrëzë shtëpive të banimit dhe ërpara shkollës “Halit Grëmbi”.
Teksa denoncoi gjendjen e rëndë të pandryshuar nga qeverisja e PS-së në 12 vite ajo pyet nëse PS-së i duhet dhënë një mandat i katërt për të ndryshuar gjendjen.
“Jemi sot në Mbrostar Ura, për të takuar qytetarët dhe për të bërë një vizitë. Tani ndodhem te shkolla “Halit Grëmbi”, një shkollë 9-vjeçare e kësaj zone. Shikoni sapo del nga porta e shkollës, me çfarë përballen fëmijët dhe banorët e kësaj zone. Janë kanalizimet e ujërave të zeza, të cilat vazhdojnë përgjatë gjithë kësaj vije dhe grumbullohen, ejani t’ua tregoj, për të mos përmendur pastaj për aromën që ndihet sapo kalon në këtë zonë. Sipas banorëve këtu, kanalizimet e ujërave të zeza kanë të paktën 40 vite që janë në këtë gjendje. Kjo është një nga pikat ku grumbullohen. Kanalet vazhdojnë përgjatë gjithë zonës, edhe këtej, përgjatë vijës së shtëpive të banuara dhe gjendja është e tillë në gjithë Mbrostar Urën.Unë kam një pyjetje, jo vetëm për banorët e Mbrostar Urës po për gjithë qytetarët e Fierit. PS–ja ka tre mandate në pushtet, për tre mandate nuk kanë bërë dot mbylljen a rregullimin e kanaleve të ujërave të zeza në këtë zonë. Mendoni që ju duhet edhe një mandat tjetër i katërt për të mbllur kanalizmet e ujërave të zeza?” – pyet Mavriqi.
Ndërkohë në Zharrëz, Mavriqi takoi banorë të zonës, të cilëvve u prezantoi pikat kyesore të Partisë Mundësia dhe mori mbështetjen e tyre për zgjedhjet e 11 majit.

