
Drejtuesja Politike e Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Elisa Spiropali, deklaroi në emisionin “Kjo Javë” në News24 se socialistët po synojnë të sigurojnë 20 mandate në zgjedhjet e 11 majit në këtë qark, një më shumë se rezultati i zgjedhjeve të vitit 2021.
Spiropali theksoi se PS ka listën më përfaqësuese në Tiranë dhe u shpreh se lista e Partisë Demokratike është ndërtuar për “menaxhimin e humbjes”.
“E pamundur të bësh parashikime sepse do kishte Brenda edhe një arrogancë të pashmangshme nga siguria për votën. Nuk do të doja të shfaqesha para publikut si një njeri që dëshmon siguri absolute te vota.
Por besoj që edhe në sondazhet më skeptike, nuk ka dyshime që PS do të marrë një shumicë edhe më të madhe se në zgjedhjet e kaluara.
Objektivi për qarkun e Tiranës, minimalja është 19 mandate, pra një mandat më shumë se në zgjedhjet e fundit, por rezultati real për të cilin po punojmë është 20 mandate”, tha ajo.
Duke iu drejtuar të rinjve që votojnë për herë të parë, Spiropali u bëri thirrje që votën e tyre ta vendosin për të ardhmen europiane të vendit.
“Një mundësi historikë që votën e parë ta hedhin për Shqipërinë 2030 në BE. Ishte ëndrra dhe pamundësia jonë, ne nuk I kishim këto mundësi që kanë të rinjtë sot. Prisnim muaj të tërë për një vizë studimi”, tha ajo.