Vendosni fjalën kyçe....

Rama jep shfaqje me daulle teksa përuron segmentin e fundit të Rrugës së Arbrit (Video)


Kryeministri Rama dha shfaqje mbrëmjen e sotme teksa përuroi pjesën e fundit të Rrugës së Arbrit nga Maqellara deri në Peshkopi. Ai u pa duke i rënë daulles ndërsa shkëmbeu edhe disa batuta me këngëtarin Noizy.

“Ja edhe e sapopërfunduara rruga Maqellarë – Peshkopi, e cila e çon Rrugën e Arbrit deri në qendër të qytetit dhe e mbyll me sukses këtë vepër, që pa këtë segment do të na linte në shpinë romuzet e bulevardit të Peshkopisë, i cili meqë ra fjala, po qendiset bukur edhe ai tani që flasim.” – shkruan Rama.

Pak ditë më parë gjatë një takimi në Peshkopi me gra e vajza ai i quajti burrat e Dibrës çyrykë, fjalë të cilën e ka përdorur edhe në takime të tjera nëpër Shqipëri.