Vendosni fjalën kyçe....

“Marrim mbi 78 mandate” – Mazniku zbulon projeksionin e PS-së për 11 majin


Drejtuesi politik për qarkun e Elbasanit Arbjan Mazniku tha se PS-ja merr mbi 78 mandate në zgjedhjet e 11 majit.

Ai e bëri deklaratën në emisionin “Çdo Kënd” në A2 CNN, ku pohoi se në Elbasan, PS-ja do marrë 9 mandate.

“Partia Socialiste në Elbasan do të marrë më shumë se 9 mandate. Do marri 9 mandate, por ndoshta më shumë. Kësaj radhe PS do marrë 9 mandate. PS në rang kombëtar do marrë më shumë se 78 mandate. Unë mund t’ju them se marrim më shumë. Shumica e cilësuar është 84 dhe është më shumë se 78, pra është te grupi i numrave që unë dhashë. Por, PS do marrë më shumë se 78 mandate.” – pohoi Mazniku.