
Kryeministri Edi Rama ka pritur sot në Tiranë Mbretin e Jordanisë, Abdullah II bin Al-Hussein, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri. Vizita vjen në kuadër të forcimit të marrëdhënieve dypalëshe dhe rritjes së bashkëpunimit ndërkombëtar.
Përpara takimit me kreun e qeverisë shqiptare, Mbreti Abdullah II zhvilloi një takim me Presidentin e Republikës, Bajram Begaj. Të dy liderët diskutuan për thellimin e dialogut politik mes dy vendeve, si dhe nxitjen e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar.
Në qendër të diskutimeve ishin gjithashtu koordinimi në kuadër të organizatave ndërkombëtare dhe shkëmbimi i qëndrimeve mbi sfidat globale, me fokus në sigurinë, paqen dhe zhvillimin e qëndrueshëm.
Vizita e Mbretit të Jordanisë konsiderohet një hap i rëndësishëm për forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Jordanisë, duke hapur rrugë për bashkëpunime të reja në fusha me interes të përbashkët.