Elona Lalaj është zgjedhur për të drejtuar Policinë Bashkiake të Tiranës. Ajo zëvendësoi kreun e komanduar Toni Beni ndërsa u prezantua nga kryetarja e komanduar e bashkisë Anuela Ristani, shkruan Shqiptarja.
“Sot, në ambientet e Policisë Bashkiake të Tiranës, Kryetarja në detyrë e Bashkisë së Tiranës, znj. Anuela Ristani, pati nderin të prezantojë Drejtoreshën e re të Përgjithshme të Policisë Bashkiake, znj. Elona Lalaj. I urojmë suksese në këtë përgjegjësi të re dhe presim përmirësime të mëtejshme në shërbimet dhe dinamikën e punës së Policisë Bashkiake në shërbim të qytetarëve”, thuhet në njoftimin e Policisë Bashkiake Tiranës.”
Lalaj ka qenë më herët zëdhënëse e policisë së qarkut të Fierit.

