BE-ja ka riafirmuar kundërshtimin e saj për të njohur sovranitetin e Rusisë mbi Krimenë, ka thënë shefja e politikës së jashtme të bllokut, Kaja Kallas.
Zyrtarët në Bruksel raportohet se janë të shqetësuar se një marrëveshje e mundshme paqeje e negociuar nga Uashingtoni dhe Moska për t’i dhënë fund konfliktit të Ukrainës do kërkonte që SHBA-ja të njohë Krimenë si pjesë e Rusisë.
Duke folur për Financial Times të enjten, Kallas, përfaqësuesja e lartë e BE-së për çështjet e jashtme dhe politikën e sigurisë, pohoi se “Krimea është Ukrainë”, duke shtuar se “asnjë vend i BE-së nuk do pranonte njohjen e Krimesë si Rusi”, shkruan Rt.
Ajo i tha gazetës se BE-ja po përgatit një plan emergjence për të mbajtur presionin ekonomik ndaj Rusisë, nëse Hungaria ndjek kërcënimin e saj për të vënë veton ndaj një zgjatjeje të sanksioneve në korrik.
Ajo vuri në dukje se kjo mund të përfshijë lejimin e qeverive kombëtare që të miratojnë sanksionet individualisht ose që Belgjika të nxjerrë një dekret për të sekuestruar mbi 200 miliardë dollarë asete të bankës qendrore ruse të ngrira në tokën belge.
