Presidenti amerikan Trump njoftoi të enjten se planifikon të emërojë Michael Waltz-in si ambasador në OKB, disa orë pasi dolën raporte se ai do e zëvendësonte Waltz-in në pozicionin e tij aktual si këshilltar i sigurisë kombëtare.
Trump tha se Sekretari i Shtetit Marco Rubio do shërbejë si këshilltar për sigurinë kombëtare në baza të përkohshme, ndërkohë që do vijojë të drejtojë Departamentin e Shtetit, shkruan WP.
Ndërkohë, Trump foli në një takim të Ditës Kombëtare të Lutjes në Shtëpinë e Bardhë përpara se të shkonte në Universitetin e Alabamas për të mbajtur një fjalim.
Largimi i Waltz-it, një veteran luftarak dhe ish-anëtar i Kongresit nga Florida, zgjedhja e të cilit ishte ndër më pak të diskutueshmet nga zgjedhjet e rëndësishme të Trump për mandatin e tij të dytë, vjen pas zbulimeve në mars se Waltz kishte përfshirë pa dashje redaktorin e revistës Atlantic në një bisedë të ndjeshme mes zyrtarëve të lartë të administratës mbi sulmet ajrore ndaj rebelëve Houthi në Jemen.



