Shteti duhet të marrë 100% kontrollin e operatorit spanjoll të rrjetit energjetik, tha të enjten zëvendëskryeministrja e Spanjës Yolanda Díaz, disa ditë pasi vendi pësoi ndërprerjen e tij më të keqe, shkruan Reuters.
Red Electrica, e njohur si REE, është 20% në pronësi të shtetit dhe pjesa tjetër është në duar private.
“REE është një monopol privat. Kjo nuk mund të jetë kështu,” tha Diaz në një intervistë për kanalin televiziv spanjoll TVE.
Diaz është gjithashtu ministre e Punës dhe anëtare i partisë së majtë Sumar, e cila është një partner i vogël në qeverinë e koalicionit të Spanjës.
Ajo tha se Partia Socialiste, partneri kryesor, nuk ishte dakord që shteti të merrte kontrollin e plotë.
Kryeministri Pedro Sanchez tha se një hetim qeveritar ishte duke u zhvilluar për ndërprerjen e energjisë elektrike që ndaloi trenat, mbylli aeroportet dhe bllokoi njerëzit në ashensorë të hënën në të gjithë gadishullin Iberik.
