Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthim me lëndë plasëse në Tiranë dhe Elbasan brenda pak orësh, raportohen vetëm dëme materiale


Një sasi e vogël lënde e dyshuar plasëse është vendosur në gomën e një makine në pronësi të një shtetaseje në rrugën “Pjetër Budi”, rreth orës 03:55 të datës 1 maj.

Ngjarja ndodhi pranë një spitali dhe shkaktoi vetëm dëme materiale.

 Njoftimi:

Informacion paraprak

Rreth orës 03:55, të datës 01.05.2025, në rrugën “Pjetër Budi”, dyshohet se në parkingun në afërsi të një spitali, është vendosur një sasi e vogël e dyshuar lëndë plasëse në gomën e parë të automjetit në pronësi të shtetases M. K. Si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve si dhe sqarimin e rrethanave të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Ndërkaq një sasi e vogël lënde plasëse ka shpërthyer rreth orës 00:05 të datës 1 maj në katin e parë të banesës së shtetasit A. P., në lagjen “Partizani” në Elbasan.

Në momentin e shpërthimit në banesë nuk ndodhej askush, dhe janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Policia po heton për identifikimin e autorëve dhe motivet e ngjarjes.

Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orës 00:05, të datës 01.05.2025, në lagjen “Partizani”, në katin e parë të banesës së shtetasit A. P., dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse, gjatë kohës që në banesë nuk ka pasur njeri. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet me qëllim zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.