Kryedemokrati Berisha e quajti kryeministrin Rama “monstër që e donte Shqipërinë pa opozitë”.
Gjatë një takimi në Tiranë ai tha se kreu i qeverisë është sot në panik të thellë dhe se më 11 maj do marrë fund.
“Ne shpëtuam opozitën nga një monstër, që donte Shqipërinë si një vend pa opozitë. Sot jemi ballë për ballë me të, ai është nën panik të thellë, i tmerruar nga vetja e tij, i tmerruar nga krimet që ka kryer, i tmerruar nga braktisja e madhe e qytetarëve të Tiranës dhe të Shqipërisë. Kudo shkon ka me vete zyrtarë të zgjedhur me listë dhe vazhdon banalitetin e turpshëm. Thotë fjalë banale si çyrykë, budalla, kënetë, zhapik. Më 11 maj, Rama ke marrë fund, je i pashpresë. Askush nuk i beson Ramës, ai është në stadin e tretë të njeriut të pashpresë dhe ky është stadi i njeriut të marrë fund, e ky është stadi ky njeriu beson gënjeshtrat e tij.” – tha Berisha.
