Vendosni fjalën kyçe....

Kukës/ Sherri mes adoleshentëve përfundon në plagosje me thikë, 15-vjeçari dërgohet në spital


Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Kukësit, ku një konflikt mes dy adoleshentëve ka përfunduar me plagosjen me thikë të një 15-vjeçari.

Sipas njoftimit paraprak të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:25.

Dyshohet se një 15-vjeçar ka goditur me thikë një bashkëmoshatar të tij, i cili është transportuar me urgjencë në spitalin e Prizrenit për ndihmë të specializuar. Fatmirësisht, mësohet se i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Falë ndërhyrjes së menjëhershme të policisë dhe bashkëpunimit me qytetarët, autori i dyshuar është vetëdorëzuar në Komisariatin e Policisë Kukës.

Ndërkohë, grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të konfliktit dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

 

Njoftimi i policisë:

Kukës/Informacion paraprak

Rreth orës 17: 25, në qytetin e Kukës, një shtetas i mitur rreth 15 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës një shtetas po të mitur 15 vjeçar, i cili është dërguar për mjekim të specializuar në spitalin e Prizrenit, paraprakisht jashtë rrezikut për jetën.

Si rezultat i veprimeve të shpejta të Policisë, por dhe të bashkëpunimit me qytetarët, autori i dyshuar është vetëdorëzuar në Komisariatin e Policisë Kukës.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.