Vendosni fjalën kyçe....

“Shfaqin kërcënim për rrugët detare”- Britania dhe SHBA sulme ajrore kundër rebelëve Huthi në Jemen


Ushtria britanike ka konfirmuar zhvillimin e një operacioni ajror të përbashkët me forcat amerikane kundër objektivave të rebelëve Huthi në Jemen. Ky është pranimi i parë zyrtar nga Londra për përfshirjen e saj në goditjet ajrore që nga intensifikimi i fushatës ushtarake amerikane ndaj këtij grupi militant, që daton që nga administrata Trump.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, sulmet ajrore u përqendruan në një kompleks ndërtesash në jug të kryeqytetit Sanaa, që përdoreshin nga Huthit për ndërtimin e dronëve luftarakë. Këto mjete ajrore janë përdorur në sulme ndaj anijeve tregtare dhe ushtarake në ujërat strategjike të Detit të Kuq dhe Gjirit të Adenit.

Avionët luftarakë britanikë Typhoon kryen goditjet me bomba precize pas një planifikimi të kujdesshëm, me qëllim minimizimin e rrezikut për civilët dhe infrastrukturën jo-ushtarake. Të gjitha avionët britanikë u kthyen në bazë pa probleme.

Rebelët Huthi, të mbështetur nga Irani, e kanë përshkallëzuar veprimtarinë e tyre ushtarake pas fillimit të luftës në Gaza në tetor 2023, duke deklaruar solidaritet me palestinezët. Ata kanë sulmuar anije dhe kanë lëshuar raketa drejt Izraelit, duke rrezikuar qarkullimin e sigurt të mallrave në rrugët detare më të rëndësishme të botës.

Në kundërpërgjigje, SHBA dhe aleatët e saj kanë synuar të neutralizojnë kapacitetet luftarake të Huthëve përmes goditjeve ndaj infrastrukturës së dronëve dhe armëve të avancuara./CNN