
Kryeministri Edi Rama, gjatë një vizite në Kukës, deklaroi se qarku synon të kthehet në një destinacion turistik me 1 milion vizitorë deri në vitin 2030.
Ai theksoi se Bashkimi Europian ka hapur dyert për Shqipërinë dhe se vendi duhet të përmbushë detyrimet për të përfituar nga ky moment historik.
“Skënderbeu e përcaktoi se vendi i Shqipërisë është në Perëndim dhe jo në Lindje. Edhe Rilindasit thanë se për ne shqiptarët, dielli lind andej nga perëndon,” u shpreh Rama.
Ai shtoi se “treni i historisë na ka dalë përpara syve dhe nuk duhet ta humbim sërish.”
Kreu i qeverisë u bëri thirrje qytetarëve që të mos votojnë si tifozë, por me mendje, për të shmangur kthimin pas.
“Mos i jepni votën kënetës dhe mos e lini Kukësin në gjendje të rëndë. Ne duam që çdo fëmije t’i japim pasaportën europiane,” deklaroi ai.