Vendosni fjalën kyçe....

Atentati me 4 të plagosur në Lundër, në vendngjarje u gjetën ADN mikse


Zbardhen detaje të reja nga hetimet për atentatin e 17 prillit në Lundër. Grupi hetimor ka arritur të sigurojë ADN mikse pas analizave laboratorike, ndërkohë që po kryhen krahasime për të identifikuar autorët, raporton BW.

Burime nga hetuesit bëjnë me dije se në vendin e ngjarjes, ku dyshohet se autorët ishin fshehur, janë gjetur disa sende si çanta, doreza dhe pinca, të cilat dyshohet të jenë përdorur për të prerë telin e rrethimit dhe për të mbajtur motorët.

Hetuesit po fokusohen gjithashtu në analizën e kamerave të sigurisë, jo vetëm të ditës së ngjarjes, por edhe ditët para saj, pasi dyshohet se autorët kanë bërë lëvizje me motor rreth zonës së Lundrës për të studiuar terrenin.

Të dhënat e mbledhura deri tani janë të rëndësishme për grupin hetimor, i cili po vazhdon analizimin e provave.