Vendosni fjalën kyçe....

6 gola për “paqen”, Barcelona e Interi e zgjidhin në Milano


Spektakël e shumë emocion ka ofruar mbrëmja e sotme në Ligën e Kampionëve ku Barcelona e Inter janë ndarë në paqe pas gjashtë golash të shënuar.

Fillimi i ndeshjes ishte më i mirë për italianët që arritën të gjejnë dy gola të shpejtë me Thuram e Dumfries brenda 20 minutësh  para se Barcelona të zgjohej  duke shkurtuar me Yamal e më pas duke barazur me Torres brenda pjesës së parë.

Me nisjen e së dytës Interi kaloi sërish në avantazh por gëzimi zgjati vetëm pak çaste pasi Barcelona barazoi sërish.

Ndeshja e kthimit luhet në Milano javën e ardhshme dhe kualifikimi mbetet i hapur për të dyja ekipet.