Vendosni fjalën kyçe....

Vota e diasporës/ Celibashi: Rreth 22% e fletëve janë kthyer në Shqipëri


Procesi i votimit për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit është në zhvillim, ndërsa deri në orën 16:20 të së sotmes janë regjistruar 193,823 zarfe të marra nga zgjedhësit e diasporës.

Sipas kryekomisionerit Ilirjan Celibashi, “rreth 22% e zarfeve të dërguara tashmë janë kthyer në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ)”. Konkretisht, bëhet fjalë për 55,761 zarfe të mbërritura.

“Rreth 22 % e fletëve të votimit të dërguara tek zgjedhësit që jetojnë jashtë territorit të Shqipërisë, tashmë janë kthyer në KQZ Shqiperi.”

Votuesit jashtë Shqipërisë mund të plotësojnë dhe të dërgojnë fletën e votimit me postë deri në javën e parë të majit. Çdo votë që mbërrin pas datës 11 maj, ora 19:00, do të shpallet e pavlefshme.