Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Jam pritur në mënyrë madhështore në mbarë Shqipërinë, Rama po rrokulliset


Në një deklaratë për mediat, kryetari i PD Sali Berisha ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama, duke theksuar se ai është në rënie të lirë politike.

 “Shqiptarët t’i besojnë vetëm zemrës së tyre,” u shpreh Berisha, duke shtuar se Rama është i gatshëm të shkelë çdo ligj për të marrë vota, por është tashmë pa shpresë përballë verdiktit të qytetarëve.

Berisha tha se është pritur në mënyrë madhështore në çdo cep të Shqipërisë ku ka shkuar, ndërsa kundërshtarët e tij politikë i cilësoi si “rrogtarë të marrë me detyrim nga Tirana dhe qarqe të tjera, si figurina pa shpirt.”

“Shqiptarët t’i besojnë vetëm zemrës së tyre. Edi Rama po rrokulliset, kjo është e vërteta. Shikoni ekuilibrat e Ramës, është i aftë të shkel çdo ligj për votë, por pa shpresë, nga verdikti i shqiptarëve. Kudo ku kam shkuar kam pasur pritje fantastike, kurse ana tjetër ka pasur rrogtarë të marrë me detyrim, nga Tirana dhe qarqe të tjera si figurina.”- u shpreh Berisha.

Gjithashtu gjatë fjalës së tij, Berisha nuk la pa përmednuar deklaratën e Ramës drejt fëmijëve në lidhje me nuditetin e tij, i cili theksoi se është e papranueshme që një kryeministër të përdorë nuditetin si mjet për të fituar vota.

Ai e quajti këtë një shfrytëzim të jashtëligjshëm dhe amoral të detyrës, duke e krahasuar me sjellje të papranueshme që mund të dëmtojnë shoqërinë.

Berisha: Vlerësimin individual t’ia lija çdo nënë shqiptare se sa do të donte që kryeministri t’i servirte fëmijëve të saj nuditetin, sa do të donte çdo grua që burri i saj t’i servirte publikun lakuriqësinë e tij në plazh, çdo mësues të pyesë veten ç ‘përbën kjo për nxënësit e saj. Kur një kryeministër del me moton “nudo për vota” duke shfrytëzuar jashtë çdo kodi etik e moral detyrën.

Edhe në kuzhinën e tij me katër mure ta bënte këtë premtim para kamerave, ai është përgjegjës për qindra mijëra fëmijë që do tu mbetet në mendje se çfarë është i aftë të bëjë ky njeri.

Nuk mund të nxjerrësh në Pazar nuditetin tënd, ka pasur raste që edhe janë përjashtuar nga gara.