Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi reagon për hetimin e SPAK ndaj aferës së Tunelit të Llogarasë: Balluku të mbajë përgjegjësi për abuzimin 50 mln euro


Gazment Bardhi ka reaguar pasi SPAK nisi hetimet për aferën e Tunelit të Llogarasë, përmes një postimi në rrjete sociale ai shkuan se e ka kallëzuar këtë aferë në gusht të 2024, duke paraqitur prova ku flitet për një abuzim prej 50 milionë eurosh.

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së shkruan se përgjegjës për këtë aferë është zv.kryeministrja Belinda Balluku, njëherësh dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.

“Në burgun e grave në Pjoskë – Pogradec, ambientet janë gati“, shprehet ai.

 

Reagimi i Bardhit:

Më 12 Gusht 2024 kam kallëzuar në SPAK aferën e “Tunelit të Llogarasë”, duke paraqitur të gjitha provat që vërtetojnë abuzimin me të paktën 50 milion euro. Këto para të grabitura ditën për diell kanë shkuar në xhepat e atyre që menduan se do jenë përjetësisht mbi ligjin dhe që me paratë e korrupsionit do të mbajnë përjetësisht pushtetin.

Por, koha po tregon se i kanë bërë llogaritë gabim, me shqiptarët dhe me drejtësinë. Tani është momenti që banda e korrupsionit të pashoq në historinë e Shqipërisë, me në krye Edi Ramën dhe Belinda Ballukun, të mbajë përgjegjësi. Fatmirësisht, koha po shkurtohet dita ditës. Në burgun e grave në Pjoskë – Pogradec, ambientet janë gati.