Vendosni fjalën kyçe....

Këlliçi takime me qytetarë dhe biznese: Taksa 10% dhe biznesi pa tatim fitim deri në 180 mijë euro xhiro


Drejtuesi politik i PD në Qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi, dhe kandidatja për deputete Dhurata Çupi, zhvilluan sot takime me pensionistë, qytetarë dhe biznese të vogla në Njësinë 9.

Këlliçi theksoi se programi ekonomik i PD-së, me taksën 10% dhe heqjen e tatim-fitimit për xhiro deri në 180 mijë euro, do të ndihmojë familjet e vetëpunësuara dhe sipërmarrësit e vegjël, duke ofruar më shumë mirëqenie për punëtorët shqiptarë.

Postimi i Këlliçit

Takime me pensionistë, qytetarë e biznese të vogla në Njësinë 9.
Programi i Partisë Demokratike për ekonominë, me taksën 10% dhe rritjen e nivelit të xhiros deri në 180 mijë euro PA TATIM FITIMi ndihmon të gjitha familjet e vetëpunësuara që të përmirësojnë ekonominë e tyre.
Me Partinë Demokratike, sipërmarrësit e vegjël dhe punëtorët kanë një shans për një mirëqënie të vërtetë.