Kreu i qeverisë ironizoi partitë e vogla gjatë takimit me diasporën në Milano teksa tha se “ata vijnë vërdallë dhe se nuk kanë asgjë të re veç moshës”.
Rama tha se çdo votë për ta është dëm dhe se të gjithë shqiptarët duhet të votojnë PS-në për të futur vendin në BE.
“Janë dhe ca të tjerë që vijnë vërdallë këtu në Itali. Kanë dhe ca emra, jo bëhet, jo s’bëhet, jo mundet ajo s’mundet, jo bashkë, jo veç. Ata nuk kanë asgjë të re përveç moshës, se ata vendosin në lista baxhanakë e familjarë. Dihet që ai që s’ka gjë në dorë të fal dhe Milanon. Ta çosh votën për ata është ta çosh dëm. Ne duhet të bëhemi një. Ne na duhet dhe ta vendosim vetë fatin europian të Shqipërisë. Në 11 Maj të gjithë ne do të votojmë. Edhe do të zbresin dhe do futen në një tendë të madhe, në një tendë nën vështrimin e Gjergj Kastriotit. Sot nuk ka italian që thotë ‘Voglio andare a Albania’. Na duhet një fitore popullore që atyre që do vijnë atë ditë që ka vendosur përfundimisht, që t’u themi atyre që derën që na keni hapur, të na e hapni se duam të hyjmë në BE.” – tha Rama.
