Vendosni fjalën kyçe....

Tabaku denoncon ndërtimin e shumëkatëshes pas shkollës “Emin Duraku”: Fëmijeve po u vjedhim hapësirat publike, parqet, rrugët, edhe qiellin


Në një video të publikuar, Jorida Tabaku ka shpërndarë një letër të hapur nga prindërit e shqetësuar të nxënësve të shkollës “Emin Duraku”. Ajo denoncoi një ndërtesë shumëkatëshe që po ndërtohet pas shkollës dhe cënon sigurinë e nxënësve, hapësirën publike dhe planifikimin urban.

Tabaku u shpreh se është e papranueshme se si Tirana po zhvillohet pa respektuar standardet urbanistike, duke ndërtuar ndërtesa të cilat, sipas saj, nuk ruajnë asnjë balancë, duke prekur edhe sigurinë e shkollave.

“Një letër e hapur më erdhi mbrëmë nga prindërit e shqetësuar të nxënësve të shkollës “Emin Duraku”.

Pas meje po ndërtohet një shumë katësh i ri që kesaj rradhe cënon sigurinë e nxënësve, cënon hapësirën publike, cënon çdo balancë të planifikimit urban.

Është e pa konceptueshme se si po keq zhvillohet Tirana sot me ndërtesa që mbijnë kudo të cilat nuk ruajnë absolutisht asnjë standart.

Kësaj rradhe as sigurinë e shkollave. Fëmijeve me të vërtetë po u vjedhim edhe hapësirat publike edhe parqet edhe rrugët, po u vjedhim çdo lloj mundësie në këtë vend por kësaj rradhe nxënësve të kësaj shkolle po i vjedhin edhe qiellin.”