Vendosni fjalën kyçe....

Masakër në Meksikë, 9 të vrarë pas të shtënave të kartelit në Sinaloa


Nëntë burra u vranë dhe pesë të tjerë u plagosën, në një masakër në një qendër rehabilitimi në Culiacán të Meksikës.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orën 2:00 të mëngjesit të së hënës, më 7 prill, në qendrën “Shaddai” në kryeqytetin e shtetit Sinaloa. Sipas raportit të mediave vendase, disa persona të armatosur hynë brenda godinës duke qëlluar për vdekje 9 persona. Tre persona arritën të shpëtonin pasi u fshehën.

Në zonë mbërritën forca të shumta policie ndërsa sipas autoriteteve, autorët e masakrës janë Los Chapitos, djemtë e El Chapos i cili ndodhet në burg federal në SHBA, shkruan BB.

“Ka nëntë persona të vdekur dhe pesë të plagosur. Vrasësit hynë në ndërtesë. Sipas raporteve të para, gjithçka tregon se masakra është kryer nga një qelizë e Los Chapitos. Sulmi u krye në një qendër rehabilitimi që i përkiste grupit kundërshtar Los Mayos. Ky është informacioni që kemi tani.” – tha prokurori i shtetit.

Los Chapitos dhe Los Mayos janë në përplasje të ashpër për kontrollin e kartelit të Sinaloas. Të dy krerët dhe themeluesit e kartelit, El Chapos dhe Ismael el Mayo Zambada janë në burg në SHBA.