Vendosni fjalën kyçe....

“Rrugës për në Shqipëri” – LaCivita shfaqet krah Mediut dhe njofton kthimin


Në një video të publikuar nga Fatmir Mediu në rrjetet sociale i kontraktuari i Partisë Demokratike për fushatën e zgjedhjeve të 11 majit, Chris LaCivita shprehet se do vijë në Shqipëri sërish.

“Jam rrugës për në Shqipëri. Mezi pres të kthehem. Shqipëria Madhështore sërish!’, shprehet LaCivita.

Në media ditët e fundit është vënë në pikëpyetje mos shfaqja e tij në Tiranë për fushatën e PD-së.

Duket se kjo video vjen edhe si përgjigje për të treguar se Civita do vijojë bashkëpunimin me PD-në.