
Biznesmeni Elman Abule është paraqitur sot në SPAK për t’u marrë në pyetje si person në hetim në lidhje me çështjen e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Abule, i cili ndodhet në arrest shtëpiak, u shoqërua nga një oficer policie.
Më herët, ai ishte marrë në pyetje si person që ka dijeni, ndërsa tashmë po merret në pyetje si i dyshuar. Abule akuzohet për pastrim parash dhe fillimisht ishte në arrest në burg, por gjyqtari Engert Pëllumbi i ndryshoi masën në arrest shtëpiak, për shkak të rrethanave familjare.