
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një postim në rrjetet sociale, shprehu besimin e tij se koalicioni “Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” do të fitojë më 11 maj.
Meta theksoi se ky koalicion do të nisë garën me numrin 1 dhe do të dalë i pari, duke siguruar një fitore madhështore.
Postimi:
Koalicioni ynë, “Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, starton garën me numrin 1.
Koalicioni ynë del po i pari më 11 Maj me një fitore madhështore!
Më 11 maj fitorja plebishitare fillon nga Tirana dhe do të përqafojë të gjithë Shqipërinë si një flamur madhështor shprese!