Vendosni fjalën kyçe....

“Flokët tullë, gjumi tullë, njësoj si atëherë kur fitoje me mua”..”Ku i ke shokët” – Rama e Basha ngacmohen në distancë


Kryeministri Edi Rama ka vijuar serinë e batutave dhe ironive ndaj Lulzim Bashës, duke e sfiduar me një tjetër video në rrjetet sociale. Duke e quajtur “Lul suferina”, Rama shprehet se fillimisht kishte menduar të garonte me lista të hapura më 11 maj, por frika nga “forca e pakontestueshme” e Bashës e detyroi të “fshihej” në listat e mbyllura.

Më tej, ai shtoi me humor se e kishte menduar garën në listë të hapur, por kur kishte parë që “Luli ishte zgjuar nga gjumi”, kishte vendosur të tërhiqej.

“E thashë mo e thashë o Lul por do të jem në listë të hapur kur më rrejti mendja se ti nuk kishte për t’u zgjuar këtë vit, por kur pashë që dole ti në fushë thashë ik me vrap, shko futu aty në listë se erdhi Lul suferina. Ik se po të merr para siç të ka marrë sa herë i ke dalë në atë rrugën e vet të fitoreve të njëpasnjëshme. Eh mor Lul, nuk i kupton dot ti ata që nuk i zë gjumi. Çfarë të të them unë ty. Ti ke lindur me këmishë nate mo vëlla, është i dashuruar gjumi me ty. Nuk të ndahet kur mua nuk më do hiç gjumi. Dua Lulin, dua Lulin”, shton ai. 

Kryeministri nuk ndaloi me kaq, por ironizoi më tej “përgjumjen” e Bashës:

“E more Lul, nuk i kupton dot ti ata që nuk i zë gjumi, ti ke lind me këmishë nate mo vlla! Mua nuk më do gjumi, thotë dua Lulin!”

Duke iu përgjigjur edhe batutës së djeshme të Bashës, ku e kishte sfiduar me këngën e Unikkatil “Ku i ke shokët?”, Rama shtoi:

“Jo mo jo nuk u përgjigja por thjesht nuk desha të të lëndoj. Për vete je jetim fare, të ikën të gjithë. Madje në fakt ikën ata apo ike ti. Më duket se të nxorën ata nga shtëpia në rrugë të madhe, tek pull por ti aha. Buza vesh më vesh dhe flokët pikë njësoj sikur fitoje me mua. E  më thua mua ku i ke shokët. PS është shtëpi e madhe Lul. Një bie, mijëra ngrihen. Prit prit se sa do të ngrihen me 11 Maj, por euroatlantikëve si do t’u shkojë puna. Hajde artist, forca aty me euroatlantikët. Po si the do t’u heq vizat amerikane.  Ore shiko, po kjo aleanca madhështore si të duket më qafsh”, përfundon Rama. 

Pas ironive të Ramës, Basha nuk ka vonuar dhe i është kundërpërgjigjur me një video epike duke drejtuar makinën dhe duke kënduar këngën e Unikkatil “Ku i ke shokët'”, me një mesazh thumbues për socialistët që sot ndodhen pas hekurave.

“O Ramë, ku i ke shokët? Ku e ke Lalin? Ku e ke Benin? Ku e ke Terin? Ku e ke Lir Beqen?”, shkruan Basha në videon e tij.