Vendosni fjalën kyçe....

Shkon në 59 numri i viktimave nga zjarri që shkrumboi diskotekën në Maqedoninë e Veriut


Ka shkuar në 59 numri i viktimave nga zjari i rënë në një diskotekë në qytetin e Koçanit në Maqedoninë e Veriut.

Deklarata është bërë nga ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski, sipas të cilit përveç 59 viktimave ka edhe 155 të plagosur.

Lidhur me tragjedinë janë lëshuar urdhërarreste për katër persona.

Pjesa dërrmuese e 59 viktimave nga zjarri në një diskotekë në Maqedoninë e Veriut janë të moshave 14-24 vjeçare, ka pohuar drejtoresha e spitalit të Koçanit, shkruan Alsat.

Sipas Kristina Serafimovas, në spitalin e Koçanit po mjekohen vetëm të lënduarit lehtë, ndërsa të tjerët janë dërguar në spitalet e Shkupit dhe Shtipit.Sipas saj, viktimat kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes ndërsa të lënduarit përveç djegieve kanë pasur probleme edhe me asfiksinë nga tymi.

Zjarri shpërtheu në diskotekën Pulse në Koçan, rreth orës 3 të mëngjesit ndërsa dyshohet se u shkaktua nga fishekzjarret e përdorura në koncert