Pjesa dërrmuese e 51 viktimave nga zjarri në një diskotekë në Maqedoninë e Veriut janë të moshave 14-24 vjeçare, ka pohuar drejtoresha e spitalit të Koçanit, shkruan Alsat.
Sipas Kristina Serafimovas, në spitalin e Koçanit po mjekohen vetëm të lënduarit lehtë, ndërsa të tjerët janë dërguar në spitalet e Shkupit dhe Shtipit.
Sipas saj, viktimat kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes ndërsa të lënduarit përveç djegieve kanë pasur probleme edhe me asfiksinë nga tymi.
Zjarri shpërtheu në diskotekën Pulse në Koçan, rreth orës 3 të mëngjesit ndërsa dyshohet se u shkaktua nga fishekzjarret e përdorura në koncert.