Vendosni fjalën kyçe....

Kos: Jam e sigurt se zgjedhjet e 11 majit do jenë të lira e të ndershme


Komisionerja për Zgjerim Marta Kos shprehu bindjen se zgjedhjet e 11 majit do jenë të lira e të ndershme.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me kreun e qeverisë Rama zyrtarja evropiane theksoi se zgjedhjet nuk do e ngadalësojnë procesin e integrimit të Shqipërisë.

“Nuk pres që zgjedhjet do ngadalësojnë procesin e integrimit në BE. Zgjedhjet parlamentare janë një nga proceset më të rëndësishme në një demokraci, në çdo vend. Është zgjedhja e qytetarëve, që të bëjnë detyrën e tyre, duke votuar. Jam e sigurt se zgjedhjet do jenë të lira dhe të ndershme. Jam e lumtur që shqiptarët që jetojnë jashtë do votojnë. Evropa është kaq e mishëruar në Shqipëri saqë nuk shoh të ardhme tjetër veç asaj në Evropë, për ju. Shpresoj shumë që të ketë një numër të lartë zgjedhësish. Shpresojmë që e gjithë kjo fushatë do pasqyrojë dëshrën e qytearëve shqiptarë që të anëtarësohen në BE.” – tha ndër të tjera Kos.