Vendosni fjalën kyçe....

Begaj takon presidentin e Azerbajxhanit Aliyev: Forcojmë bashkëpunimin energjetik e ekonomik


Presidenti Begaj takoi sot homologun azerbajxhanas lham Aliyev.

Begaj vlerësoi si shumë të mirë bashkëpunimin politik midis dy vendeve, si dhe forcimin e marrëdhënieve ekonomike.

Energjia dhe turizmi mbeten prioritetet kryesore në këtë bashkëpunim, për të cilin Begaj shprehu interesin e Shqipërisë për të çuar përpara nismat që sjellin përfitime të prekshme për ekonomitë e dy vendeve.

Gjithashtu, u theksua se hapja e ambasadave respektive në Tiranë dhe Baku i shërben këtij qëllimi. Shqipëria, theksoi Presidenti Begaj vlerëson mbështetjen e vazhdueshme të Azerbajxhanit për projektet lokale që lidhen drejtpërdrejt me gazsjellësin TAP.